Zelensky për takimin me Pendarovskin: Nevojitet një qendër për rehabilitimin e ushtarëve ukrainas në Ballkan 

Sipas presidentit ukrainas, në takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut, ai ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Formulës së Paqes dhe përgatitjen për Samitin e parë Global të Paqes në Zvicër, transmeton Portalb.mk.

“Ju lodhëm me të gjitha këto takime”, i tha sot presidenti Stevo Pendarovski presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë përshëndetjes së tyre në fillim të takimit të përbashkët në Tiranë në kuadër të samitit Ukrainë-Evropë Juglindore.

Zelensky sonte në profilin e tij në rrjetin social X ka shpërndarë një video të takimit me Pendarovskin, në të cilën prezantohen pjesë të shkurtra të bisedës së tyre, në të cilën dëgjohen dy presidentët duke diskutuar mundësinë e krijimit të një qendre rehabilitimi për ushtarët e plagosur ukrainas dhe për fëmijët ukrainas me ndihmën e shteteve Ballkanike.

Në video, Pendarovski i tregon Zelenskit për presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, dhe i shpjegon se kanë përvojë nga lufta që u zhvillua atje para më shumë se 25 viteve.

Pendarovski i shpjegon Zelenskit se të gjitha vendet nga kjo pjesë e Ballkanit janë gjeografikisht pranë tjetrës.

Duke iu drejtuar kolegëve të tij, Zelensky thekson pozitivisht se këto vende janë më afër Ukrainës për sa i përket transportimit të ushtarëve të plagosur ukrainas.

Zelenski ka shkruar në X se është takuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, të cilit i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen politike dhe qëndrimin e qartë për të ardhmen e Ukrainës në NATO.

“E informova presidentin Pendarovski për situatën aktuale në fushën e betejës dhe për nevojat e mbrojtjes të Ukrainës”, shkruan Zelensky në X.

Sipas presidentit ukrainas, në takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut ai ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Formulës së Paqes dhe përgatitjen për Samitin e parë Global të Paqes në Zvicër.

Presidenti Pendarovski ka theksuar se bashkë me aleatët e NATO-s, do të vazhdojmë ta kundërshtojmë sulmin ndaj Ukrainës së pavarur, duke kërkuar përgjegjësi për të gjithë krimet e kryera me qëllim që të sigurohet drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

“Sot nga Tirana, patjetër duhet të premtojmë se edhe më tej do ta ofrojmë ndihmën tonë të palëkundur, derisa nuk arrihet marrëveshje paqësore, i cili do t’i pasqyrojë aspiratat e popullit ukrainas”, porositi presidenti Pendarovski.

Sipas Pendarovskit, lufta në Ukrainë udhëhiqet në emër të tërë botës së civilizuar dhe demokratike.

“Suksesi i forcave të armatosura të Ukrainës nuk varet vetëm prej vendosmërisë dhe guximit të tyre që t’i kundërvihen agresorit, por edhe nevoja e madhe e mbështetjes financiare, logjistike dhe ushtarake që e ofrojnë popujt miqësor”, shtoi Pendarovski.

Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot e kanë nënshkruar “Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit” dhe dy vendeve. Ata e kanë nënshkruar këtë traktat në kuadër në samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore” që po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë. Në nisje të ceremonisë, Zelensky i ka dorëzuar Ramës, Urdhrin e Princit Jarosllav i Urti, për, siç është thënë, kontributin e jashtëzakonshëm personal.