Vendimi kundër Google mund t’i kushtojë Apple 20 miliardë dollarë

Marrëveshja mes Apple dhe Google është nën rrezik ndërsa një gjykatë Amerikane tha se motori i kërkimit operonte një monopol të paligjshëm, transmeton PcWorld.

Një zgjidhje për të adresuar shqetësimet e autoriteteve rregullatorë dhe potencialisht sanksione për motorin e kërkimit do të ishte anulimi i kësaj marrëveshjeje.

Google i paguan Apple 20 miliardë dollarë çdo vit, ose rreth 36 përqind të asaj që fiton nga reklamimit në motorin e kërkimit përmes shfletuesit Safari sipas Morgan Stanley.

Nëse marrëveshje anulohet, gjiganti i iPhone do të humbasë 4-6 përqind të fitimit të saj llogarisnin analistët. Marrëveshja ekzistuese është deri në Shtator të 2026 dhe Apple ka të drejtë ta shtyjë edhe për 2 vite të tjera.

Gjithë sesi nëse kjo marrëveshje bie, Apple ka ende disa opsione duke ju ofruar alternativa si motori i kërkimit Bing të Microsoft apo edhe produktin e ri të kërkimit online të OpenAI.

Analistët besojnë se vendimi kundër Google do të përshpejtojë më tutje lëvizjen e Apple drejt motorëve të kërkimit AI ndërsa së fundi ka njoftuar se do të sjellë ChatGPT në pajisjet e saj.