U prezantua projekti për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit, kjo do t’i kushtojë Kosovës rreth dy milionë e gjysmë euro
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës ka prezantuar projektin fitues për ndërtimin e Teatrit, Operës dhe Baletit të Kosovës, transmeton Portalb.mk.
Ky projekt kap një vlerë prej 2 milionë e 450 mijë euro, i cili pasqyron siluetën e veshjes së xhubletës është ideuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels.
“Sot prezantuam projektin fitues për Teatrin e Operës dhe Baletit, një mishërim i vizionit të guximshëm të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels, me të cilin po fillon një epokë e re artistike për Kosovën. Pas 50 vitesh shtëpia e re e institucioneve qendrore të arteve muzikore dhe skenike do t’i ofrojë Prishtinës një ikonë të munguar të arkitekturës bashkëkohore, duke e vendosur atë në lartësinë e hartës botërore të kulturës”, ka shkruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kurti gjithashtu bëri të ditur se teatri përmban sallën koncertale me mbi 1200 ulëse, sallën teatrale me 1000 ulëse, dhomën koncertale dhe dhomën teatrale, të dyja me nga 300 ulëse. Ndërsa do të akomodojë parkingun nëntokësor me kapacitet me mbi 400 vendparkime pranë unazës së brendshme të Prishtinës, dhe do të jetë kalimi më spektakolar në mes të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve dhe lagjes Arbëria.
Ideatori i projektit, Bjarke Ingels, njëherit themeluesi i shtëpisë prestigjioze të projektimit BIG, është ndër arkitektët më inovativë të kohës i njohur për projektet mbresëlënëse si rrokaqielli piramidal “Via 57 Ëest” në Neë York, centrali energjetik CopenHill me pistë skijimi në Kopenhagë, selia e Google në Kaliforni dhe “The Spiral” në Manhatan.
Kurti ka bërë të ditur se vlera e projektit për Teatrin e Operës dhe Baletit është 2 milionë e 450 mijë euro dhe pritet të përfundojë për 15 muaj, ndërsa zbatimi fillon në vitin 2026.
