U burgos dileri i drogës 23 vjeçar nga Gostivari

Mbrëmë zyrtarët policorë kanë arrestuar 23 vjeçarin F.A. nga Vrapçishti i Gostivarit i cili u dërgua për vuajtje në burg për një vit, për shkak të prodhimit dhe shpërndarjes së substancave narkotike, raporton Portalb.mk.

“Më datë 02.03.2024, rreth orës 19:30 në Vrapçisht të Gostivarit, zyrtarë policor të SPB Tetovë – Stacioni Policorë Galatë, kanë ndaluar 23-vjeçarin F.A. nga Vrapçishti i Gostivarit. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror, në bazë të vendimit të gjykatës, për të vuajtur dënimin me një vit burg për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e dënueshme në bazë të nenit 215 të Kodit Penal”, informoi SPB Tetovë.

23 vjeçari është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit një vjet në burg.