Trump: Khamenei është vrarë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei, është vrarë. Trump ka konfirmuar lajmin përmes një shkrimi të postuar në rrjetet sociale ku ka shkruar se, Khamenei, “një nga njerëzit më të këqij në histori”, është i vdekur, transmeton Portalb.mk.
Ai ka thënë se, kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë dhe për njerëzit nga shumë vende të botës që janë “vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e huliganëve të etur për gjak”.
Ai nuk arriti t’u shmangej sistemeve tona të inteligjencës dhe gjurmimit shumë të sofistikuara dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, apo udhëheqësit e tjerë që u vranë së bashku me të, mund të bënin. Ky është shansi më i madh i vetëm për popullin iranian që të rimarrë vendin e tyre. Po dëgjojmë se shumë orej anëtarëve të IRGC-së, ushtrisë dhe forcave të tjera të sigurisë dhe policisë, nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne. Siç thashë mbrëmë, “tani mund të kenë imunitet, më vonë marrin vetëm vdekjen!”, ka shkruar Trump.
Ai shtoi se shpreson që, IRGC-ja dhe policia të bashkohen në mënyrë paqësore me patriotët iranianë dhe të punojnë së bashku si një njësi për ta rikthyer vendin në madhështinë që meriton.
“Ky proces duhet të fillojë së shpejti, sepse jo vetëm vdekja e Khameneit, por edhe vendi është, brenda vetëm një dite, shkatërruar shumë dhe madje, zhdukur. Megjithatë, bombardimet e rënda dhe të sakta do të vazhdojnë, pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur synimin tonë të paqes në të gjithë lindjen e mesme dhe, në të vërtetë, në botë!”, ka theksuar Trump.