Teatri i Dramës në Shkup do të ketë bileta festive për muajin janar

Teatri i Dramës në Shkup ka përgatitur bileta festive bllok për publikun e tij për repertorin në muajin janar. Teatri hap dyert për publikun me zbritje të mëdha në çmimin e biletave për shfaqjet e repertorit në muajin janar, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Kulturës bëjnë të ditur se me zbritje mund të blini bllok bileta për 7 shfaqje, përkatësisht: Shfaqja “Merr frymë” me 21 janar, “Familja Adams” më 22, “Rënia e Masadës” më 23, “Terapia e mrekullisë” më 24, “Piknik në front” më 25, “Dramat e princeshave” më 28 ​​dhe më 29 shfaqet shfaqja “Çiftet”.

Zgjedhja e dytë e bllok biletave përfshin biletat për 4 shfaqjet, përkatësisht “Familja Adams” më 22, “Terapia e mrekullisë” të premten më 24, “Piknik në front” më 25 dhe “Dramat e princeshave” më 28.

Në këtë teatër shpresojnë në reagim të madh nga publiku për shkak të mundësisë që për dhjetë ditë me çmim simbolik në “muajin më të gjatë të vitit” të interpretojnë një pjesë të shfaqjeve të repertorit të rregullt të teatrit.

Rezervimet për bllok biletat mund të bëhen jo më vonë se 08.01.2025 në e-mailin: [email protected].