Të premten në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të shfaqet filmi “Historiani dhe Kameleonët”
Organizata Huta të premten më (10 janar) me fillim nga ora në 19:00, në Pallatin e Kulturës – Te Oda në Tetovë, organizon shfaqjen e filmit “Historiani dhe Kameleonët”, transmeton Portalb.mk.
Filmi “Historiani dhe Kameleonët” ofron një kombinim të bukur midis humorit dhe fakteve historike që filmi sjell.
“Ftohen të gjithë qytetarët, dashamirës dhe ndjekës të faqes sonë Muzeu Virtual i Tetovës, që të na bashkohen për të shijuar këtë shfaqje, e cila ofron një kombinim të bukur midis humorit dhe fakteve historike që filmi sjell”, thonë nga HUTA.
“Historiani dhe Kameleonët” flet për vitet e 30’ta, ambicja e çmendur e monarkut Zog I, të provojë se rrjedh nga një familje e lashtë fisnikësh sjell në Shqipëri një historian të huaj. I huaji do të punojë midis autoriteteve të një prefekture të panjohur të mbretërisë midis njerëzve të degjeneruar dhe injorantë të cilët duke u futur në situata komike bëhen qesharakë dhe të pa respektueshëm.
Hyrja është falas.
