Të hënën Shkupi do të jetë në kaos të madh, transportuesit privatë vendosën të parkojnë autobusët

Kaosi me transportin publik në Shkup pritet të arrijë kulmin të hënën kur edhe fillon viti i ri shkollor. Transportuesit privatë kanë vendosur që të parkojnë shumicën e autobusëve nga 2 shtatori, raporton Portalb.mk.

Në rrugët e Shkupit do të ketë mungesë të 150 autobusëve.

Transportuesit privatë nuk do të lëvizin me kapacitet të plotë, por në një linjë do të ketë vetëm një autobus privat.

Derisa Shkupi është në kaos me transportin publik, ndërsa Qyteti i Shkupit dhe Qeveria vazhdimisht akuzojnë njëra-tjetrën, duke mos gjetur zgjidhje me muaj të tërë.