Sulme të reja kundër Iranit – mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Sulme të reja të SHBA kundër Iranit. Shkaku: një sulm i Gardës Revolucionare iraniane ndaj një anijeje kontejnerësh në Ngushticën e Hormuzit. Irani e shpall të mbyllur korridorin detar strategjik, transmeton Dojçe vele.

Të shtunën (11.07.) u fol se përrpjekjet ndërmjetësuese në konfliktin mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po vazhdonin. Uashingtoni zyrtar, u shpreh, se kishte pranuar vazhdimin e bisedimeve, shkroi presidenti amerikan Donald Trump në platformën e tij Truth Social. Sipas tij, një kërkesë e tillë kishte ardhur nga Irani. Megjithatë, SHBA-ja e bëri të qartë se armëpushimi nuk është më në fuqi. “Ne kemi qenë të qartë se armëpushimi ka marrë fund”, theksoi Trump. Irani e kundërshtoi pastaj versionin të shtunën. Sipas televizionit shtetëror iranian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, theksoi se Teherani nuk kishte kërkuar asnjë lloj bisedimi me SHBA-në. Sipas tij, Irani kishte pranuar vetëm një vizitë të ndërmjetësit nga Katari.

Sipas raportimeve të mediave, Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Irani një angazhim të qartë për lundrim të lirë dhe të sigurt nëNgushticën e Hormuzit. Deri të shtunën, udhëheqja iraniane duhet të garantonte publikisht se kjo rrugë detare do të mbetet e hapur dhe se Irani do të përmbahej nga sulmet ndaj anijeve tregtare.

Burimi i tekstit: