Spitali i Tetovës e pezulloi konkursin e punësimit të mjekëve për specializim privat 

Spitali i Tetovës e ka pezulluar konkursin për punësimin e mjekëve për specializim privat për shkak të zgjedhjeve lokale, raporton Portalb.mk

IPSH Spitali Klinik Tetovë informuan se konkursi publik për punësimin e 28 mjekëve për specializim privat, i shpallur më 08.04.2025, si dhe korrigjimi i publikuar më 09.04.2025, është pezulluar përkohësisht më datë 12.08.2025. 

“Kjo masë është marrë për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve lokale, dhe në përputhje me rregullat dhe rekomandimet për respektimin e procesit zgjedhor”, thanë nga Spitali i Tetovës. 

Ata thonë se procedura e konkursit do të vazhdojë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe të gjitha proceseve të lidhura me to. 

Në ndërkohë është pezulluar edhe procedura për pranimin e personelit mjekësor dhe teknik.