Sot në Tetovë hapet ekspozita “Ngjyrat e Lirisë”
Me rastin e festave të Nëntorit, Galeria e Arteve, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, sonte (26.11.24 )me fillim nga ora 19:00 në hapësirat e Galerisë së Arteve Tetovë hapin ekspozitës kolektive “Ngjyrat e Lirisë”, ku janë të ftuar të gjithë artistët për të ekspozuar veprat e tyre, njofton Portalb.mk.
Kjo ekspozitë shënon një hap të rëndësishëm në promovimin e kulturës dhe artit, duke qenë fryt i një bashkëpunimi të ngushtë midis institucioneve dhe artistëve.
Elma Sherifi, përgjegjëse e njësisë për kulturë në Komunën e Tetovës për Portalb.mk tha se në këtë ekspozitë do të paraqiten artistë nga vendi dhe më gjerë për të shfaqur punën e tyre publikut artdashës.
“Me rastin e festave të nëntorit, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Galerinë e Arteve në Tetovë organizojnë ekspozitë kolektive, ku janë të ftuar të gjithë artistët për të ekspozuar veprat e tyre. Ky bashkëpunim ka për qëllim promovimin e kulturës dhe artit dhe t’ ju ndihmohet edhe më shumë institucioneve që veprojnë në Tetovë. Në këtë ekspozitë do të paraqiten 28 artistë duke iu përmbajtur edhe datës së 28 Nëntorit”, tha Elma Sherifi.