Sonte nis edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK, publikun e presin surpriza të bukura për tri netë me radhë

Sonte fillon edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në Radio Televizionit të Kosovës. Në këtë edicion marrin pjesë  artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe do të ketë garues edhe nga abreshët, që do të garojnë dhe përveç këtyre artistëve garues, do të marrin pjesë edhe shumë këngëtar të njohur të botës shqiptare. Artisti nga Maqedonia e Veriut Agim Poshka, është njëri nga 16-të artistët pjesmarrës që do të performojë në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës në RTK, njofton Portalb.mk.

Sonte dhe nesër mbrëma do të paraqiten gjashtëmbëdhjetë artistë dhe në natën e tretë do të paraqiten vetëm tetë finalistët që sivjet do të përzgjidhen nga një juri që e gjitha përbëhet nga gratë.

Albana Haxhimustafa redaktore përgjegjëse e PostFestivalit, për Portalb.mk tha se risi gjithsesi do të ketë, sepse edicioni nga edicioni i radhës duhet të dallojë, ajo që është risi për sivjet, është skena e cila është ende më madhështore se ajo e vitit të kaluar. Surpriza të bukura do të ketë sonte, për gjithë të pranishmit në sallë dhe audiencën e gjerë.

“Sonte kemi shumëçka për të parë dhe për të përjetuar në atë skenë të bukur dhe madhështore, një nga shumë surprizat e bukur që na pret pra sonte do të përformojë artistja e madhe Aurela Gaçe dhe grupi Elita 5 nga Maqedonia e Veriut, do të jetë mysafirë special i këtij edicioni, të cilët do të bëjnë spektakël madhështorë”, deklaroi Haxhimustafa.

Albulena theksoi idenë e këtij festivali që siç tha, “Ideja e festivalit është ashtu siç e ka ideuar i madhi Adi Krasta, “Bashkë jemi më të fortë, Bashkë mundemi të bëjmë gjithçka”, ky është njëri prej motove të cilët do të jetë prezente në tri netët e festivalit, sepse në pjesën e parë të festivalit do të jetë një parafestival, me disa fraza të letrarëve tanë të shquar si: Konica, Fishta dhe disa të tjerë, ku dy prezantuesit e Radiotelevizionit të Kosovës do ti lexojnë dhe do të përçojnë mesazhin, se kështu është “Bashk jemi më të fortë”, u shpreh Haxhimustafa.

Njëra nga skenografistet e Festivalit Flora Durmishi për Portalb.mk krahason skenën e Festivalit të Këngës më skena të tjera të Evropës.

“Kemi dashur që të realizohet sikurse që realizohet në Sanremo, Eurovizion, sikundër shumë festivale dhe spektakle të tilla”, theksoi Durmishi.

Edicioni i Dytë të Festivalit të Këngës së Radio Televizionit të Kosovës do të zgjasë tri ditë, me 24, 25 dhe 26 tetor dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTK.