Sonte në Filarmoninë e RMV-së do të mbahet koncerti që shënon 255 vjetorin e Betovenit

Sonte (9 janar) në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut me fillim nga ora 19:30 në sallën e madhe nëpërmjet një koncerti do të shënohet 225-vjetori i krijimtarisë së kompozitorit dhe pianistit të njohur gjerman, Ludvig van Bethoven. Këtë koncert e organizon Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor, ku kanë paraparë një program të pasur kulturor, nën dirigjimin e Desar Sulejmanit, me solist Mario Ruska në klarinetë, transmeton Portalb.mk.

52 muzikantë aktualë të WBYO nga 13 vende evropiane do të prezantojnë një program emocionues simfonik me vepra të Ludvig van Betoven (Simfonia e 5-të), Aaron Copland (Koncert për Klarinetë, Tela, Harpë dhe Harpë ), dhe Feliks Mendelson-Bartoldi (Athalia Ouvertura mbi dramën e William Shakespeare), nën regjinë e Desar Sulejmanit.

Dirigjenti Desar Sulejmani për Portalb.mk tha se me simfoninë e 5-të të Betovenit hapin siparin e një viti artistik të vendeve ku ata shfaqen.

“Duam që të bëhemi platformë edhe për solistët e rinj, të cilët vinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kësaj radhe zgjohem një koncert mjaft interesant. E kemi përzgjedhur programin në mënyrë të tillë që të lidhim në mënyrë sa ma natyrale dhe më të logjikshme, pjesët më njëra tjetrën. Të tre kompozitorët pjesë të programit tonë kanë një lidhje mes tyre, kanë një lidhje jetësore, kanë një lidhje artistike, me gjithë projektin dhe me gjitha vendet ku ne koncertojmë”, tha Sulejmani.

Sulejmani edhe më tej shtoi arsyen e përzgjedhjes së këtij programi.

“Mendojmë që të fillojmë vitin artistik në kuadër të festimeve të 255 vjetorit të lindjes së Beetovenit. Këtë përvjetor e feston e gjithë bota, duke e pasur parasysh edhe faktin që 250 vjetori i lindjes së tij në vitin 2020 nuk u realizua ashtu siç ishte paraparë shkaku i Krona Virusit. Dhe për këtë arsye sivjet vendosëm që këtë kompozitor të madh ta vëmë në qendër e programit tonë koncertal”, tha Sulejmani.

Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor (WBYO), një projekt i bashkëfinancuar nga BE në rajonin e Ballkanit Perëndimor kthehet në Shkup pas tre vjetësh dhe performon sërish në skenën të Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut.

Për të gjithë artdashësit hyrja është pa pagesë.