Sllovenia kërkoi që Izraelit t’i ndalohet pjesëmarrja në Eurovizion 2025

Sllovenia zyrtarisht ka kërkuar përjashtimin e Izraelit nga Zgjedhja për këngë të Eurovizionit 2025, publikuan mediat izraelite, shkruan Anadollu.

RTV Sllovenia dërgoi letër deri te Unioni Evropian Radiodifuziv (EBU) në të cilën kërkon që Izraelit t’i ndalohet pjesëmarrja në Eurovision që do të mbahet në Bazel.

Kërkesa është dërozuar për shkak të sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës të cilat po zgjasin nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa në të cilët janë vrarë më shumë se 45.200 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

RTV Sllovenia, në rast që kërkesa e tyre nuk pranohet, solli vendim që të tërhiqet nga Eurovisioni ose, që është në kundërshtim me rregullat e kësaj gare ta shkyç transmetimin gjatë performancës së përfaqësuesit izraelit.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, më 19 dhjetor deklaroi se ashpër po shkilet Karta e Kombeve të Bashkuara me luftën e Izraelit në Gazë dhe të Rusisë në Ukrainë.

“Nuk ka dallim midis Izraelit dhe Rusisë. Që të dyja ashpër po e shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën humanitare. Izraeli edhe më shumë dhe në përmasa më të mëdha”, shtoi Pirc Musar.