Shtetasi i RMV-së që humbi jetën në tragjedinë në Novi Sad ka qenë shkencëtar në institut lokal

Shtetasi i Maqedonisë Vasko Sazdovski që humbi jetën në tragjedinë në Stacionin hekurudhor në Novi Sad ka qenë shkencëtar në Institutin lokal “Biosens”, publikoi “Politika“, njofton Portalb.mk.

Lajmin e ka konfirmuar Vlladimir Cërnojeviq, drejtor i Institutit.

“Sazdovski punonte në Qendrën për teknologji sensore. U punësua në institucion udhëheqës evropian si shkencëtar me përvojë. Kishte karrierë të mëparshme shkencore”, ka deklaruar Cërnojeviq.

Sazdovski ka punuar atje më shumë se një vit, ndërsa thuajse çdo fundjavë është kthyer në Maqedoni, ku ka jetuar familja e tij. Në rrugën e tij për t’u kthyer në Maqedoniështë nisur edhe dje, kur ka ndodhur tragjedia.

“Biosens” është Institut hulumtues-zhvillimor për teknologji informatike të biosistemit.

Duke filluar nga sot, në Novi Sad është shpallur tre ditë zie për shkak të vdekjes së 14 personave, mbi të cilët dje ka rënënjë strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor.