RMV, Prokuroria tërhoqi dy nga tri akuzat kyçe kundër Pandeleskit për rastin “Perandoria”

Javën e kaluar prokuroria ka marrë vendim që të tërhiqet nga dy lëndët kundër Cvetan Pandelevskit në rastin “Perandoria”. Me këtë akt, Prokuroria Publike vërtetoi të gjitha argumentet që Pandelevski i shpjegoi para opinionit dhe gjykatës, gjegjësisht se nuk ka keqpërdorim të detyrës zyrtare, se nuk ka pastrim parash, gjithashtu se nuk ka aksionarë të dëmtuar dhe se nuk është bërë dëm ndaj shtetit me çdo bazë, transmeton Portalb.mk

“Që nga momenti i parë i akuzës ndaj tij, Pandelevski dhe mbrojtja e tij qëndruan publikisht pas këtyre argumenteve dhe është mirë që më në fund edhe prokuroria pranoi ato”, informoi ekipi juridik i Pandelevskit.

Në njoftim, shtojnë se prokurorja Lile Stefanova nuk ka asnjë provë në tërë periudhën prej 7 vitesh që nga fillimi i rastit nuk ka sqaruar dhe nuk ka thënë për cilën vepër është ndjekur penalisht Cvetan Pandelevski.

Rasti gjyqësor filloi kundër të akuzuarve Cvetan Pandeleski, Zoranço Mitrovski dhe Jovanço Taskovski, të cilët ndiqen për veprat penale “keqpërdorrim i pozitës zyrtare”, “larje parash” dhe “mashtrim”.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar ishin Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.