RMV, paraburgim dhe hetim për 81-vjeçarin që sulmoi seksualisht vajzën nëntëvjeçare

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një personi të moshës 81 vjeçare, i dyshuar për akte tjera seksuale ndaj një fëmije që nuk i ka mbushur moshën 15 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

“I dyshuari ka shfrytëzuar rastin në të cilin vajza nëntë vjeçare i ka kërkuar një nder si fqinj, e ka thirrur në shtëpinë e tij në Kisella Vodë dhe aty e ka prekur”, informoi Prokuroria.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit, duke pasur parasysh se në rastin konkret ekziston rreziku i arratisjes, apo mundësia që i dyshuari të ndikojë viktima ose përsëritja e krimit.