RMV, edhe sot mot i nxehtë, nga e marta shi dhe erë e fortë

Moti i nxehtë do të vazhdojë edhe sot në teriton e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se vetëm në orët e pasditës do të paraqiten vranësira lokale, ndërkaq nga e marta përkeqësim i motit, tramsmeton Portalb.mk.

Temperaturat gjatë ditës së sotme do të variojnë nga 13 deri në 38 grad celsius. Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë ditës së martë në disa qytete do të kemi reshje të mëdha shiu i shoqëruar bubullima dhe frymë të fortë.

“Moti do të jetë i nxehtë, me vranësira lokale. Në Shkup njashtu do të jetë nxehtë, me vranësira në orët e pasditës. Gjatë ditës së martë, në më shumë qytete do të kemi përkeqësim të motit, me reshje shiu i shoqëruar me bubullima dhe erë të fortë.” thuhet në njoftimet.

Kujtojmë se në rast fatkeqësie nga moti i keq, ju mund të kontaktoni dhe paraqisni dëmet në Qendrën për Menaxhim me Kriza në numrin e telefonit 112 dhe Komunën ku banojnë qytetarët, që të asistojnë në tejkalimin e saj.