Puntorie Muça Ziba si shembull frymëzimi për brezat e rinj

Portalb.mk vazhdon të sjellë profile grash të suksesshme që kanë kontribuuar dhe kontribuojnë për një të ardhme më të mirë të përbashkët në RMV për sa u përket të drejtave njerëzore dhe barazisë gjinore. Në mungesë të një mirënjohjeje institucionale për gratë pensioniste që kanë punuar aq shumë në fushat e tyre për të mirën e përbashkët, ne më e pakta që mund të bëjmë është që t’i kemi në fokus dhe të rikujtojmë aktivitetin e tyre në pika të shkurtra. Kësaj radhe prezantojmë shkrimtaren e njohur Puntorie Muça Ziba.

Kush është Puntorie Muça Ziba

Puntorie Muça – Ziba lindi në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse fakultetin për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup. Puntorie Ziba në letërsinë shqipe u paraqit disa dekada më parë. Qysh në fillimet e para ajo premtoi vepra cilësore.

Nivelet e saj shumë të lakmueshme ajo i paraqiti në të gjitha llojet e zhanreve letrare. Shkrimtarja tani më e pensionuar dha kontributin e saj në edukimin dhe mësimin e gjeneratave të reja. Ajo punoi si mësuese letërsie në shkollë fillore dhe në shkollë të mesme.

Nga kryetari i Komunës së Çairit, mori çmimin pedagogia më e suksesshme e vitit. Shkrimtarja vazhdon të merret me shkrime. Puntorie Ziba është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Maqedonas në RMV. Ajo është themeluese e disa organizatave joqeveritare për pozicionimin e gruas në shoqëri. Anëtare dhe themeluese e organizatës së grave “ESE” dhe sekretare e shoqatës “Elan” në Shkup.

Puntorie Muça Ziba- Fotografi personale
Puntorie Muça Ziba- Fotografi personale

Botimet e deritanishme

Poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës” poezi për të rritur-1987/ “Sodisin yjet” poezi për të rritur-1990.

“Kuku” poezi për të rritur-1977/ “Rapsodi udhëtarësh” poezi për të rritur-1995/ “Suita e lënduar” poezi për të rritur-2002/ “Suita ime” në gjuhën Maqedone ” Mojata svita” poezi për të rritur2000/ “Vega”-poezi për të rritur-2006 /„Edhe qielli mbetet i kaltër“- 2011/ „Lulesyri“- poezi anglisht-shqip-maqedonisht- 2013/ “ Koha e qershive”-2017/ “Përmbledhje vjershash”-2021.

Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë” poezi për fëmijë-1994/ “Xixëllonjat luajnë valle natën “poezi për fëmijë-2007.

Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999.

Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974/ “Te logu i cucës”-1998/ “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003/ “Tre male një rrëfim”-2023.

Pjesë dramatike për të rritur: “ Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin

Kombëtar, Tiranë1993 -1994./ “Dorotea” e botuar- 1998 në revistën “Stili”/ “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku”, Prishtinë. Botuar -2007/ “Nuk martohem kësaj vere”-1999/ “Zonja me celular”- Monodramë- e botuar në revistën « Jehona/ “Ahengu i grave të qytetëruara”- e botuar në revistën “Jehona”? “Djajtë e netëve të fundit”- e botuar në revistën „Jehona“/ “Harta sekrete”-komedi.

“Pesë drama bashkëkohore”-2020.

Romane: “Vjeshtë totemesh”-2007/ “Emma Jazzi”-2009/ “Unë, dhuna dhe Emma Jazzi”-2009/ „Gjurmë dhe ishuj“-roman, 2012/ “Ndërgjegjja e pleshtit”-2017/ “Astriti”-2022.

Disa poezi të autores, u përkthyen në anglisht, rumanisht, frëngjisht, gjermanisht dhe në gjuhën arabe dhe u futën nëpër disa antologji të botuara në Londër, Bruksel, Bukuresht, Damask etj.

Puntorie Muça Ziba- Fotografi personale
Puntorie Muça Ziba- Fotografi personale

Shumë mirënjohje 

„Libri më i suksesshëm mes dy takimesh“, nga Takimet e Pedagogëve krijues maqedonas dhe shqiptarë, në Republikën e Maqedonisë. Shkup,1996.

Çmimi i tretë në takimet e Poeteshave në Kosovë –Vushtrri 1995.

Mirënjohje për pjesëmarrje si dhe Çmimi i dytë në Takimet e Poeteshave Shqiptare në Kosovë-Vushtrri 2008

Mirënjohje dhe çmimi i parë në “Takimet e poeteshave”-2011-Fondacioni „Nermin Vlora Falacki“ – Mirënjohje nga Kuvendi i tretë i Grave të Shquara të Kombit Shkup, 2004

Çmimi: „Hija e penës“ për gjurmë në letërsi, nga Shoqata e artistëve „Pushkin“-Teovë,2008

Çmimi 13 Nëntori nga qyteti i Shkupit për kontributin e dhënë në fushën e prozës.-2017

Mirënjohje dhe çmim për poezi në Festivalin e poezisë të Vllahëve në Maqedoni „Konstantin Belimaçe“- Shkup,2001

Çmimi i tretë në konkursin „Buzuku“ për dramën “Udha e ikjes”. Prishtinë, 2007

Mirënjohje Diplomë Nga Klubi i Shkrimtarëve në Botë „Drita“.

“Ambasador for peace”- Universal peace Federeacion. Ambasadore e paqes në botë të cilën e ndan Federata Botërore e Paqes në Nju Jork.

Nderohet me titullin: Prince e fjalës artistike, nga qendra e artit dhe kulturës shqiptare për kontributin e saj si mësuese shembullore, si poete e shkrimtare dhe si shembull frymëzimi për brezat e rinj, nga Bordi Drejtues i QAKSH-it.

Mirënjohja e qytetit nga Bashkia e Elbasanit, “ Për kontributin e shquar si misionare, në promovimin ndërkombëtarisht të vlerave kombëtare arsimore e kulturore.

Puntorie Muça Ziba- Fotografi personale
Puntorie Muça Ziba- Fotografi personale

Është anëtare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe të Arteve. “ Membership Certifikate”.

Shkrimtarja Punëtorie Ziba është anëtare nderi e manifestimit mbarëkombëtar “Ditët e Naimit”, vite me radhë është pjesëmarrëse në “Mbrëmjet poetike strugane”. Ajo ka qenë e emëruar edhe si kryetare e këshillit drejtues të Mbrëmjeve poetike strugane, përgjegjëse për pjesëmarrje të poetëve shqiptarë në këtë manifestim mbarëkombëtar dhe koordinatore e manifestimit “ Makedonski konaci”. Poetesha ftohet nga “ Fundaita Academia International Orient-Occident” në Bukuresht nga akademiku dhe shkrimtari i njohur Dimitru Jon.

Përveç shumë çmimeve shkrimtarja është fituese në konkurset letrare për poezi dhe tregime në edicionin e botimeve të „Flakës së vëllazërimit“ në Shkup dhe në gazetën Rilindja në Prishtinë.