Protestë në Danimarkë: Qytetarët mbështesin Grenlandën pas kërcënimit të Trump për aneksim
Mijëra protestues u mblodhën nëpër Danimarkë të shtunën në solidaritet me Grenlandën, pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të aneksuar ishullin arktik, duke kërkuar që Shtetet e Bashkuara të respektojnë të drejtën e grenlandezëve për vetëvendosje, transmeton Portalb.mk nga Reuters.
Trump thotë se Grenlanda është thelbësore për sigurinë e SHBA për shkak të pozicionit strategjik dhe furnizimit të madh me minerale dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta marrë atë.
Shtetet evropiane këtë javë dërguan personel ushtarak në ishull me kërkesë të Danimarkës.
Duke brohoritur “Grenlanda nuk është për shitje” dhe duke mbajtur pankarta me slogane si “Duart larg Grenlandës” pranë flamurit të kuq e të bardhë të Grenlandës “Erfalasorput”, demonstruesit u mblodhën në Sheshin e Kopenhagës para se të marshonin drejt ambasadës amerikane.
“Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e madhe që marrim ne si grenlandezë… gjithashtu po dërgojmë një mesazh botës që duhet të zgjohet,” tha Julie Rademacher, kryetare e Uagut, organizatë për grenlandezët në Danimarkë.
“Grenlanda dhe grenlandezët janë bërë pa dëshirë fronti i luftës për demokraci dhe të drejta njerëzore,” shtoi ajo.
Protesta po zhvilloheshin gjithashtu edhe në vende të tjera të Danimarkës dhe pritet të ndodhin në Nuuk, kryeqyteti i Grenlandës, më vonë gjatë së shtunës.
Deklaratat e përsëritura të Trump për ishullin shkaktuan krizë diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës, të dy themelues të NATO-s, dhe janë dënuar gjerësisht në Evropë.
Territori grenlandez me 57,000 banorë, i qeverisur shekuj më parë nga Kopenhaga, ka fituar autonomi të konsiderueshme që nga viti 1979, por mbetet pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, e cila kontrollon mbrojtjen dhe politikën e jashtme dhe financon pjesën më të madhe të administratës.
Të gjitha pesë partitë politike të zgjedhura në parlamentin grenlandez mbështesin në fund të fundit pavarësinë, por nuk bien dakord për kohën e realizimit të saj dhe ditët e fundit kanë thënë se do të preferonin të qëndronin pjesë e Danimarkës sesa t’i bashkohen SHBA-së.
Protestat në Danimarkë u organizuan nga grupet grenlandeze në bashkëpunim me OJQ-në ActionAid Denmark.
Sipas autoriteteve danze, rreth 17,000 grenlandezë jetojnë në Danimarkë, sipas autoriteteve daneze.
Vetëm 17% e amerikanëve miratojnë përpjekjet e presidentit Donald Trump për të marrë Grenlandën, dhe shumica e madhe e demokratëve dhe republikanëve kundërshtojnë përdorimin e forcës ushtarake për aneksimin e ishullit.