Presidenti ukrainas dëshiron të ndajë planin e tij të armëpushimit me presidentin Biden

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se ai ka përgatitur një plan për një armëpushim me Rusinë dhe se dëshiron ta ndajë atë me presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe me kandidatët presidencial amerikanë, transmeton Anadolu.

Këto vlerësime për luftën Ukrainë-Rusi, presidenti ukrainas i zbuloi në Forumin Ambrosetti, i cili organizohet në fillim të shtatorit të çdo viti në qytetin Cernobbio në brigjet e liqenit Komos në Itali, ku diskutohen zhvillimet ndërkombëtare.

“Kam përgatitur një plan dhe dua ta ndaj me presidentin amerikan, sepse ka disa pika që varen nga Amerika. Shpresoj se do të kem mundësinë t’ia tregoj këtë plan Biden-it dhe kandidatëve dhe të marr reagime. Për momentin nuk kemi ndarë asgjë, kontakti i parë do të jetë me Biden”, u tha Zelenskyy gazetarëve në forum.

Zelenskyy argumentoi se Rusia përdori raketa të prodhuara nga Koreja e Veriut për të sulmuar vendin e tij dhe se Ukraina ka prova nga rrënojat deri te video-regjistrimet. Ai tha se u përdorën gjithashtu raketa dhe dronë të prodhuar nga Irani.

Ai theksoi se Ukraina nuk ka asnjë problem që Italia të përdorë armë kundër Rusisë.

“Ne jemi më afër fundit të luftës sesa ishim në fillim”, tha Zelenskyy, duke shtuar se Kievi ka forcuar ekonominë me marrëveshje konkrete dhe se Ukraina po i afrohet fundit të luftës për shkak të hapave.