Polaku u dënua me katër muaj burg pas sulmit ndaj kryeministres daneze

Një polak është shpallur fajtor pasi goditi me grusht kryeministren daneze Mette Frederiksen më 7 qershor 2023, transmeton Portalb.mk.

Gjykata në Kopenhagë e dënoi atë me katër muaj burg, dëbim dhe ndalim të hyrjes në Danimarkë për pesë vjet, raporton BBC.

39-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i tha gjykatës se kishte pirë shumë dhe se nuk mbante mend çfarë që kishte ndodhur ditën e sulmit.

Kryeministrja nga incidenti pësoi lëndime të lehta kur u godit me grusht në shpatull në një shesh të Kopenhagës.

Pas vuajtjes së dënimit me burg ai do të deportohet. Gjithashtu, si do të duhet të paguajë edhe shpenzimet e çështjes

Kryeministres nuk iu kërkua të paraqitej si dëshmitare në gjyq.

Kryeministrja pësoi lëndime të lehta në qafë dhe në shpatull si pasojë e sulmit, i cili ndodhi vetëm dy ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

46-vjeçarja Frederiksen është lidere e Social Demokratëve, partia më e madhe në koalicionin qeverisës të Danimarkës, ajo u bë kryeministrja më e re e vendit kur mori detyrën në vitin 2019, të cilën e kryen edhe sot.