Pse s’vjen o dit’e mirë
Pse vallë nuk vjen?
Gjer kur ne errësirë?
Mos Zoti te pëlqen?
As hidhe gardhë,
Dhe shpejto pakë,
O dit’e bardhë,
Dhe jakë, jakë.
Se te pres,
Nuk vdes.
Jak’o dit’e uruar,
Që lind nga perendon,
At’an e ke ndrituar,
E ne pse na harron.
Dritëz’e jetës,
Edhe e motit,
Dhe se vertetës,
Dhe gaz i zotit.
Ndritna,
E zgjohna.