“Oppenheimer” dominoi me shtatë trofe, Kristofer Nolani mori Oskarin e parë si regjisor

Edicioni i 96 me radhë i Çmimit prestigjioz “Oskar” që u mbajt mbrëmë në hapësirat ”Dolby Theatre” në Hollywood e bëri regjisorin Kristofer Nolan fitues të çmimit kryesor për regji, për herë të parë në moshën 53 vjeçare me filmin “Oppenheimer”. Njëkohësisht, dhe filmin më të nominuar dhe më të mirë të këtij edicioni. Por si u ndanë çmimet tjera mbrëmë? Për këtë ju njofton Portalb.mk në vazhdim.

Afishe e filmit
Afishe e filmit

Drama historike ” Oppenheimer” e përfolur për famën nga kritika se ka fituar gjoja se, vitin e kaluar fjala kyçe ka qenë lufta bërthamore. Sidoqoftë, pa diskutim filmi “Oppenhaimer” është një fitues i madhe i natës së mbrëmshme në Hollywood, duke marrë shtatë çmime, përfshirë këtu filmin më të mirë, regjisorin më të mirë dhe aktorin më të mirë. Fillimi i mbrëmjes gala u moderua për herë të katërt nga komediani Jimmy Kimmel, i cili  u vonua pesë minuta, pasi ndeshi me një grup protestuesish kundër luftës në gaza, të cilët u mblodhën jashtë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Christopher Nolan fitoi çmimin Oscar për regjisorin më të mirë për filmin e tij “Oppenheimer”. Regjisori britanik nuk kishte fituar më parë Oscar. Por, nga ana tjetër Scorcese që ishte i nominuar dhjetë herë me filmin “The killers of the flower moon” dhe i diskutuar për çmimin e regjisorit më të mirë, nuk fitoi kësaj radhe. Kujtojmë që Scorcese mban një Oskar për filmin ” The departed”. Scorsese ka më shumë nominime për Oscar për regjisorin më të mirë se kushdo tjetër,  edhe atë 10 nominimet për regjisorin më të mirë, duke kaluar Steven Spielberg, i cili ka nëntë nominime.

“Oppenheimer” mori disa çmime sivjet, duke përfshirë pesë çmime Golden Globe,  një çmim për Filmin më të Mirë – Dramë, shtatë Çmime të Filmit të Akademisë Britanike, tre Çmime të Shoqatës së Aktorëve të Ekranit dhe madje një trofe të çmimit Grammy.

Aktori kryesor, Cillian Murphy gjithashtu fitoi çmimin e tij të parë Oscar për performancën e tij në “Oppenheimer” si fizikani që udhëhoqi zhvillimin e bombës atomike në Luftën e Dytë Botërore. Ndërkohë, Robert Downey Jr. fitoi Oscar për aktorin më të mirë dytësor për portretizimin e tij të Admiralit Lewis Strauss në të njëjtin film.

Afishe e filmit
Afishe e filmit

Ndërkohë, interpretimi i Emma Stone si Bella Baxter, një film me rrënjë feministe dhe i lidhur me mitin e Frankensteinit në “Poor thing” i dha asaj Oscarin për aktoren më të mirë, i dyti për të pas atij në rolin e ” La La Land”.

Po ku shkuan çmimet  tjera?

Da’Vine Joy Randolph fitoi Oscarin për aktoren më të mirë dytësore për rolin e saj si nëna Mary Lamb në dramën e shkollës me konvikt “The Holdovers”. Hayao Miyazaki fitoi Oscarin e tij të dytë  për filmin e tij gjysmë-autobiografik të animuar japonez “The Boy and the Heron”, një përrallë fantastike për një djalë që mban zi për nënën e tij të vdekur.

Fotografi nga Trileri i filmit
Fotografi nga Trileri i filmit

Drama e Holokaustit “Zona e Interesit”, e cila eksploron çështjet e bashkëpunimit ndërsa përshkruan jetën e zakonshme të një familjeje naziste në shtëpinë e tyre pranë kampit të vdekjes në Aushvic, fitoi Çmimin e Akademisë për filmin më të mirë të huaj.

Filmi “20 Days in Mariupol” i Mstyslav Chernov, një rrëfim tronditës në vetën e parë të ditëve të para të vitit 2022, fitoi Oscarin për dokumentarin më të mirë. Është Oscari i parë në historinë e Ukrainës. Ky është Oscari i parë në historinë e Ukrainës,” tha Chernov.

“Dhe jam i nderuar. Ndoshta do të jem regjisori i parë në këtë skenë që do të doja të mos e kisha bërë kurrë këtë film. Unë do doja ta ndërroj  këtë dokumentar me një tjetër ku Rusia nuk e sulmon kurrë Ukrainën.”

Afishe e filmit
Afishe e filmit

Sa u përket nominimeve që janë shpall më herët, më i preferuari për filmin më të mirë ka qenë Oppenheimer, i cili po thyente rekorde me 13 nominime dhe kishte gjasa të bëhej një nga fituesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Tre filma që aktualisht mbajnë rekordin për më shumë fitore Oscar, janë ; me 11 , Titanic në 1998, Lord of the Rings: The Return of the King në 2004, ose Ben Hur i viteve 1960. Megjithatë, numri i madh i nominimeve nuk do të thotë domosdoshmërish një mori trofesh. Në vitin 1986, The Color Purple ishte në listën e 11 çmimeve Oscar dhe u largua me duar bosh, ndërsa American Hustle i 2014 ishte në 10 dhe gjithashtu u largua me zero çmime. Ashtu si sivjet filmi ” Barbie” që kishte tetë nominime u largua vetëm me një, edhe atë falë kolonës zanore nga Billi Ellish.

Afishe e filmit
Afishe e filmit

Më poshtë do të gjeni edhe listën e plotë të të nominuarve për çdo kategori dhe ftuesit

Aktori më i mirë në rol parësor:

Bradley Cooper (Maestro)

Colman Domingo (Rustin)

Paul Giamatti (The Holdovers)

Cillian Murphy (Oppenheimer)- Fitues

Jeffrey Wright (American Fiction)

Afishe e filmit
Afishe e filmit

Filmi më i mirë dokumentar artistik

Bobi Wine: The People’s President

The Eternal Memory

Four Daughters

To Kill a Tiger

20 Days in Mariupol- Fitues

Filmi më i mirë ndërkombëtar:

Io Capitano (Italy)

Perfect Days (Japan)

Society of the Snow (Spain)

The Teacher’s Lounge (Germany)

The Zone of Interest (United Kingdom)- Fitues

Regjia më e mirë:

Jonathan Glazer (The Zone of Interest)

Yorgos Lanthimos (Poor Things)

Christopher Nolan (Oppenheimer)- Fitues

Martin Scorsese (Killers of the Flower Moon)

Justine Triet (Anatomy of a Fall).

Trofeu , marrë nga faqja e Oskarit
Trofeu , marrë nga faqja e Oskarit

Filmat me më shumë nominime për Oscar për sivjet:

Oppenheimer – 13

Poor thing – 11

Killer of flower moon – 10

Barbie – 8

Maestro – 7

Amerikan Fiction, Anatomy of a fall , The holdovers, The Zone of Interest – 5

Shpërndarja e çmimeve te filmi “Oppenheimer” duket se ka dominuar sivjet te një film i vetëm me 13 nominime mbresëlënëse, ishte afër të thyente rekordet nëse do t’i fitonte të gjitha kategoritë, por as shtatë nuk janë keq.

”Anatomy of a fall” ndahet me një Oskar, çmimin skenari origjinal më i mirë.