OKB informoi se 59 punonjës të saj janë vrarë në sulmet e Izraelit ndaj Gazës

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se që nga 7 tetori e deri më tani në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet izraelite, janë vrarë 59 punonjës të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Mesme (UNRWA), transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e rrjetit social X të UNRWA-së thuhet se u mbajt një ceremoni për të përkujtuar punonjësit e UNRWA-së që kanë humbur jetën në sulmet në Rripin e Gazës.

“Që nga 7 tetori e deri më tani në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 59 punonjës të UNRWA-së. Çdo ditë bëhet më e errët për OKB-në dhe UNRWA-në, teksa numri i kolegëve tanë të vrarë rritet”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë vihet në dukje se çdo orë nga Gaza “vazhdon të vijnë dhimbjet e papërshkrueshme”.