Një shtetas afgan sulmoi 6 persona që zvhilluan një ngjarje kundër “islamit politik” në Gjermani

Në Hepenheim të Gjermanisë është arrestuar një shtetas me prejardhje afgane, i dyshuar si sulmues ndaj një grupi kundër “islamit politik”. Gjatë një organizimi që po zhvillohej nga grupi “Pax Europa”, shtetasi afgan ka sulmuar me thikë gjashtë persona, në mesin e të cilëve ishte edhe një punonjës policie që u mundua të parandaloj këtë tragjedi, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Një gjykatë gjermane urdhëroi të shtunën arrestimin e një 25-vjeçari të lindur në Afganistan, nën dyshimin për tentim-vrasje pas një sulmi me thikë në një ngjarje të organizuar nga një grup kundër “islamit politik”, ku u plagosën gjashtë njerëz. Në mesin e të plagosurve është edhe një zyrtar policor, pasi u ther derisa tentoi të ndërhynte për ta ndalur sulmin, thanë policia dhe prokurorët gjermanë në një komunikatë për media.

Zyrtarët gjermanë nuk kanë treguar për motivet e sulmit, i cili ndodhi të premten në qendër të qytetit Manheim. I dyshuari ka jetuar në Gjermani prej vitit 2014, është i martuar dhe ka dy fëmijë, sipas njoftimit. Banesa e tij në qytetin Hepenheim u bastis të premten mbrëma, ku policia mori pajisje digjitale dhe tani po e vlerëson përmbajtjen e tyre.

Zyrtarët thanë se i dyshuari, i cili u qëllua dhe u plagos nga policia, po mjekohet në spital dhe nuk është në gjendje për t’u marrë në pyetje. Policia tha se ai nuk ka të kaluar kriminale. Ata nuk e kanë zbuluar shtetësinë e tij, apo statusin e emigracionit, e as nuk kanë treguar se si kishte ardhur ai në Gjermani.

Grupi Pax Europa, e përshkruan veten si një organizatë e cila e njofton publikun për rreziqet që vijnë nga “përhapja e shpejtë dhe ndikimi i islamit politik” Michael Sturzenberger, një aktivist kundër islamit, i cili është ndër figurat kryesore të grupit dhe foli në ngjarjen e së premtes, është në mesin e të plagosurve.