Një autoambulancë në Oregon të ShBA-së goditi një çiklist dhe i faturoi 1.800 dollarë për transport në spital
Një autoambulancë goditi një çiklist në Oregon, ShBA, pas çka e kanë dërguar në spital për mjekim dhe më pas i faturuan më shumë se 1.800 dollarë amerikan. Kështu pretendohet në padinë e bërë nga pacienti, raporton Guardian, transmeton Portalb.mk.
Padia e paraqitur muajin e kaluar thotë se 71-vjeçari William Hoesch po udhëtonte me biçikletën e tij nëpër Columbia County, Oregon në tetor 2022 dhe po udhëtonte në të njëjtin drejtim me autoambulancën. Më pas autoambulanca u përpoq të kthehej djathtas në një rrugë tjetër, me çka goditi Hoesch-in dhe dëmtoi biçikletën e tij, duke e lënë Hoesch-in me hundë të thyer, gërvishtje dhe lëndime të tjera.
Ai ka paditur departamentin e zjarrfikësve dhe të shpëtimit Columbia River për gati 1 milion dollarë pasi agjencia që ai fajëson për aksidentin i dërgoi atij një faturë 1,862 dollarë për udhëtimin me autoambulancë. Padia pretendon se Hoesch ka mbetur me lëndime të përhershme dhe deri më tani ka grumbulluar fatura rreth 47,000 dollarë në shpenzime mjekësore, me një shtesë prej 50,000 dollarësh shpenzime të parashikuara pas vizitës së tij në spital.
I dëmtuari ka kërkuar nga institucioni mjekësor 997.000 dollarë për shkak të dhimbjeve dhe vuajtjes, si dhe pagesën e të gjitha faturave për mjekim.