Në Operën e RMV-së nesër do të shfaqet baleti në dy akte “Don Kishoti” nga Ludvig Minkusi
Nesër më (20 dhjetor) dhe më 24 dhjetor me fillim në ora 20:00 në skenën e madhe të Operës dhe Baletit Nacional, do të vihet në skenë baleti në dy akte “Don Kishoti” nga Ludvig Minkusi, me koreografi të Viktor Jaremenkos nga Ukraina, transmeton Portalb.mk.
Dirigjent i shfaqjeve është i ftuari nga Armenia Eduard Ambartsumjani, skenograf është Andrei Zllobin, përderisa nën kostumografinë është Gana Ipatieva nga Ukraina, mjeshtër-koncerti është Kliment Todoroski.
“Don Kishoti” është histori magjike për mullinjtë e erës, gruan “e përkryer” dhe dashurinë e vërtetë. Pjesa e baletit është vendosur në muzikën e Minkusit me ritëm shprehës që rezulton në të famshmin “Don Kishoti Pa de de”, i cili i jep theks të gjithë performancës.
Kompozitori dhe violinisti Ludvig Minkusi (1826-1917), ka shkruar disa balete të njohura dhe pothuajse të gjitha, a veçanërisht baletin “Don Kishoti” edhe sot performohen në të gjithë botën. “Don Kishoti” është balet i bazuar në romanin e njohur me të njëjtin emër të Miguel de Servantes.
Në rolet e Kitrit dhe Basilit më 20.12.2024, do të performojnë Hristina Naqevska dhe Ballazh Loçei (Hungari), ndërsa më 24.12.2024, do të performojnë: Natasha Trendafilova Gicev dhe Viktor Ishçuk (Ukrainë). Performojnë solistët, ansambli i baletit dhe orkestri i Operës dhe Baletit Nacional, së bashku me fëmijët e njësisë së baletit të QShShMB “Ilija Nikolovski-Luj”.