Në Greqi dy tërmete të njëpasnjëshme goditën Kretën

Sot para dite dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Kretën në Greqi, transmeton Portalb.mk.

Sipas mediave greke, tërmetet kanë qenë 4 dhe 4.1 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet kanë krijuar frikë te qytetarët të cilët kanë dalë nga banesat.

Nuk është raportuar për të lënduar apo për dëme materiale.