NATO ka dënuar testin e raketës balistike ndërkontinentale që Koreja e Veriut kreu në Detin e Japonisë, transmeton Anadolu.
Zëvendësndihmësi i zëdhënësit të NATO-s, Dylan White, deklaroi se testimi i raketës balistike me rreze të gjatë veprimi nga Koreja e Veriut nënkupton shkeljen e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Këto provokime të Phenianit dëmtojnë sigurinë ndërkombëtare rajonale. Koreja e Veriut duhet t’i japë fund këtij qëndrimi të pamatur, duhet braktisë programet e saj të paligjshme bërthamore dhe të raketave balistike, si dhe duhet të lejojë diplomacinë me qëllim të mirë”, ka thënë White, duke theksuar se Koreja e Veriut që nga viti i kaluar ka lëshuar raketa balistike në numër rekord.
Më tej, White ka deklaruar se NATO është në solidaritet të fortë me partnerët e saj Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re.
Japonia dhe Koreja e Jugut njoftuan se Koreja e Veriut kreu testim rakete balistike në orët e para të mëngjesit, ndërsa është pretenduar se raketa balistike ndërkontinentale e lëshuar në drejtim të Detit të Japonisë mund të jetë sistem i një lloj arme të re.