MPB: Njoftimi për vendosjen e bombave në qendrën tregtare në Shkup është i rremë
Ministria e Brendshme njoftoi se, sot (25.04.2026) në adresën e email-it të ministrisë kanë pranuar një mesazh me kërcënim se në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup janë vendosur pajisje shpërthyese, transmeton Portalb.mk.
Nga MPB kanë bërë të ditur se, menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga ana e oficerëve të policisë brenda dhe përreth objektit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për një njoftim të rremë për vendosjen e bombave.
Kujtojmë se, pas kërcënimeve për vendosje të bombave në “City Mall” që arritën në adresë të MPB-së, policia mbrëmjen e sotme ka evakuar qendrën tregtare për të kryer kontrollet e nevojshme. Kjo solli panikë te qytetarët që ndodheshin aty në ato momente.