Microsoft raportohet se ka bllokuar përdorimin e ChatGPT brenda kompanisë

Microsoft përkohësisht kishte bllokuar punonjësit nga përdorimi i ChatGPT për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë dhe të dhënave. Kompania bllokoi pajisjet e saj të qaseshin në robotin AI, transmeton PcWorld.

Ndërsa shumë kompani teknologjike ndaluan ose dekurajuan përdorimin e ChatGPT, një veprim i tillë nga Microsoft është interesant duke qenë se është investitori më i madh i OpenAI.

Në Janar Microsoft alokoi 10 miliardë dollarë në mbështetje të krijuesit të ChatGPT pasi kishte shpenzuar edhe 3 miliardë të tjera në të kaluarën.

Mjetet AI që kompania lançoi përmbajnë teknologjinë dhe modelin gjuhësor të OpenAI. Por Microsoft raportohet të ketë thënë se ChatGPT është një shërbim i një pale të tretë duke këshilluar punonjësit që ta përdornin me kujdes.

Edhe pse bllokimi i ChatGPT nga Microsoft ishte i papritur, në të njëjtën kohë ishte jetëshkurtër. Kompania riktheu menjëherë aksesin në robotin e kërkimit me arsyetimin se kishte qenë një gabim.

Një përfaqësues i kompanisë tha se punonjësit inkurajohen të përdorin Bing Chat Enterprise dhe ChatGPT Enterprise të cilët vinë me nivele të larta privatësie dhe sigurie.