Microsoft i jep fund konfuzionit me aplikacionin Teams

Microsoft më në fund është duke lançuar një aplikacion të vetëm të unifikuar të Teams ku përdoruesit mund të kalojnë nga llogaritë personale në ato të punës, transmeton PcWorld.

Aplikacioni i ri ka qenë në testim gjatë vitit dhe Microsoft është gati ta lançojë për përdoruesit e Windows dhe Mac ditën e sotme.

Jo vetëm që mbështet llogaritë e punës, personale dhe të institucioneve arsimore, por gjithashtu përmirëson eksperiencën e kalimit mes serverëve të ndryshëm të Teams.

Ju mund të hyni në aplikacion edhe pa u kyçur në llogarinë tuaj. Historia e Microsoft me Teams është një mesele e vërtetë.

Windows 11-ta fillimisht e integroi Teams në Taskbar por aplikacioni funksiononte vetëm për llogaritë personale. Më pas Microsoft hoqi këtë integrim nga Windows 11 duke lënë përdoruesit për zgjedhjes së instalimit të dy aplikacioneve të ndryshme për llogaritë personale dhe të punës.

Lançimi i versionit të duhur ishte gjithmonë një bezdi e madhe për përdoruesit. Tashmë kjo situatë po merr fund dhe ju mund të shikoni llogaritë personale dhe të punës në një aplikacion.