Mbrëmë në Tiranë u hap ekspozita “PIPF 2024”, eksploro qytetet: Tiranë, Prishtinë, Shkup
Në Galerinë FAB në Universitetin e Arteve u hap ekspozita kushtuar edicionit të 4-t të Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2024”. Ekspozita është e kuruar nga profesori Keith Kitz, nga Massachusetts dhe trajton temën “Harmonia”, mbi të cilën kanë punuar dizajnerë nga 25 shtete të botës, transmeton Portalb.mk.
Gjithashtu ky edicion pati si temë të dytë “Eksploro qytetet: Tirana, Prishtina, Shkupi”. Ky edicion solli 100 posterë dhe ka karakter garues e edukues dhe për këtë arsye vjen i ndarë në dy kategori: profesionistë dhe studentë ose entuziastë.
Festivali është i vetmi në rajon që i kushtohet posterit dhe i mirëpret këto krijime nga e gjitha bota e që më pas vlerësohen nga një juri ndërkombëtare.
Në festival u ndanë 3 çmime kryesore dhe 2 speciale.
