Mbi dy mijë profesorë u nënshkruan në mbështetje të studentëve

Lista e profesorëve universitarë që kanë mbështetur studentët në Serbi në protestat dhe kërkesat e tyre me një letër publike po zgjerohet dhe tashmë ka kaluar në mbi dy mijë emra, transmeton Nova.rs.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, ne, mësuesit, bashkëpunëtorët dhe studiuesit në universitetet anembanë Serbisë, qëndrojmë fort pranë studentëve tanë në luftën e përbashkët për një shoqëri më të mirë”, thonë profesorët nga universitetet anembanë Serbisë.

Ata dënuan ashpër çdo përpjekje të qeverisë për të frikësuar kolegët e tyre duke ndarë publikisht informacionin e tyre privat, duke përhapur gënjeshtra rreth tyre dhe duke dërguar oficerë policie dhe agjentë të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë në adresat e tyre dhe të prindërve të tyre.

“Me këtë edhe një herë apelojmë tek organet kompetente që ta bëjnë punën e tyre me ndërgjegje dhe përgjegjësi”, thonë profesorët në listë.