Luftërat në Ukrainë dhe Gaza janë ngjarjet për të cilat më së shumti shpërndahen dezinformata në Ballkanin Perëndimor

Një pjesë e madhe e dezinformatave të cilat kanë të bëjnë me ndodhitë botërore në vendet e Ballkanit Perëndimor, priren drejt formësimit të perceptimit negativ për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor (NATO, BE dhe SHBA) dhe gjenerojnë mbështetje për qëllimet gjeopolitike të Rusisë në rajon. Këtë e tregon raporti i fundit i monitoringut për tremujorin e fundit të vitit 2023 të cilin e ka punuar Fondacioni “Metamorfozis”.

Në cilin drejtim lëvizin dezinformatat në Ballkanin Perëndimor, cilat janë trendet dezinformuese të cilat vërehen në rajon, çfarë narrative shfrytëzohen dhe për çfarë qëllime – janë vetëm disa prej pyetjeve, përgjigjet e të cilave mund të gjenden në këtë publikim. Përmbajtjet e përfshira në raport kanë të bëjnë me analizën e trendeve dezinformuese për çdo vend veç e veç (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

“Dezinformatat/temat më të shpërndara, në tremujorin e fundit të vitit 2023 në vendin tonë kanë të bëjnë me luftën në Gaza. Dezinformatat janë se Ballkani është përgjegjës luftën mes Izraelit dhe Palestinës. Pastaj, mbisundon dezinformata se Hamas është organizata paraushtarake e krijuar nga Mosadi izraelit me ndihmën e CIA-s. Gjithashtu, thuhet se armatim perëndimor i dërguar në Ukrainë mbaron në duart e Hamasit”, theksohet në raport.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, dezinformatat janë se Rusia e ka fituar luftën, gjegjësisht se e ka fituar Ukrainën, BE-në dhe NATO-n. Pastaj, publikohen dhe postime të rrejshme se Ukraina ka dërguar gra shtatzëna në radhët e para të frontit, ndërkaq jepen dhe deklarime të rrejshme për Zelenskin.

Sipas gjetjeve, narrativet anti-evropiane janë përditshmëri te të gjitha vendet e rajonit, ndërkaq temat kryesore për shpërndarje të dezinformatave gjithmonë janë të lidhura me luftërat si tematika të ndjeshme emocionale dhe polarizuese. Nëse bëhet fjalë për luftën ruso-ukrainase ose luftën në Lindjen e Afërt – si pjesë e pasigurisë së përgjithshme globale ose luftrave “eventuale” ballkanike me ngritjen e intolerancës dhe panikës ndëretnike, këto tema janë të pranishme në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si më të shpeshta gjatë shpërndarjes së dezinformatave.

“Në periudhën e raportit janë paraqitur dezinformata për luftë potenciale në Ballkan. Përskaj akuzave të drejtuara ndaj Qeverisë së Kosovës për kushtet sfiduese të serbëve në Kosovë, narrativet u shpërndanë drejt denigrimit të shqiptarëve etnik, duke e përfshirë edhe kërcënimin e njohur si “Shqipëria e Madhe”. Shumë prej këtyre shkrimeve dezinformuese jo vetëm që kishin potencial që t’i rrënojnë proceset demokratike në një vend dhe të mbjellin ndjenja proautoritare, por dhe të shkaktojnë dhunë dhe radikalizim brenda dhe jashtë kufijve’, thuhet në raport.

Nga organizata partnere serbe, Qendra për Punë Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (ISAC) vlerësojnë se në këtë periudhë, narrativet kryesore dhe të rrejshme , përveç propagandës e cila merret me luftërat në Ukrainë dhe Gaza, ishin të natyrës lokale.

“Parlamenti nacional dhe zgjedhjet e pjesshme lokale, të mbajtura më 17 dhjetor, e morën kujdesin e mediave. Fushata zgjedhore e partisë në pushtet SNS, kishte dukshmëri më të madhe nga tërë opozita dhe, sikur zakonisht, u shënua me fushatë denigruese kundër opozitës, u shënua me narrative të rrejshme dhe mungesë të transparencës dhe dialogut. Atmosfera e këtillë e mban Serbinë shumë të ndjeshme ndaj teorive të konspiracionit dhe narrativeve të rrejshme”, thonë prej atje.

“Faktoje’ nga Shqipëria, thekson se në periudhën e fundit, narrativi që ka dominuar në diskursin publik në Shqipëri ka qenë marrëveshja e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Xhorxhija Meloni në lidhje me menaxhimin e rrjedhave të migrantëve ilegal drejt Italisë.

Në Kosovë “Sbunker” thekson se vala e dezinformtavbe të cilat kanë rrjedhur nga Serbia ka luajtur rol të rëndësishëm në përforcimin e tensioneve në veri të Kosovës.

“Gjatë periudhës së raportit, ekipi i “Sbunker” ishte i kujdesshëm në ndjekjen dhe zbulimin e deklarimeve kyçe propagandistike dhe nga aktorët e jashtëm në Ballkanin Perëndimor dhe nga burimet e brendshme. Disa media serbe nga veriu i Kosovës propaganduan narrative në lidhje me deklarimin se Qeveria e Kosovës planifikon depërtimin e serbëve nga kjo zonë. Ky narrativ u përforcua pas miratimit të rregullativës së re nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilën ndalohet përdorimi i dinarit serb”, thonë nga “Sbunker”.

Edhe përskaj zvogëlimit të shkrimeve dezinformuese lidhur me luftën ruse në Ukrainë, narrativet ekzistuese vazhdojnë të qarkullojnë nëpërmjet peizazhit mediatik të Ballkanit Perëndimor dhe rrjetet sociale.