“Krejt e thirrin Rexhën” dhe “Antigona” triumfuan me çmimin filmi më i mirë në TIFF ODA 2025

Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” u shpërblye me çmimin “filmi më i mirë” në edicionin e 14- të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit TIFF ODA. “Krejt e thirrin Rexhën” është një film me përzierje të zhanrit të komedisë dhe dramës. Filmi është pritur shumë mirë dhe është vlerësuar me nota pozitive dhe si i arrirë nga profesionistët e fushës së filmit dhe publiku i pranishëm gjatë natës së premierës në TIFF ODA, shkruan Portalb.mk.

Regjisori Ibër Deari në profilin e tij në Facebook falënderoi organizatorët dhe publikun për mikëpritjen e ngrohtë.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur, së bashku me gjithë ekipin, që sonte u shpërblyem me këtë çmim. Nga zemra falënderojmë jurinë e festivalit, organizatorët dhe TIFF-in për mikpritjen e mrekullueshme dhe programin fantastik me kaq shumë filma të mirë. Një falënderim i veçantë për publikun në Tetovë që e mbushi sallën dhe e shijoi filmin bashkë me ne. Një falënderim i madh për ekipin tim njerëzit që punuan me pasion, durim dhe dashuri për ta sjellë këtë film në jetë. Rrnoftë kinemaja dhe le të jetë ky çmim një thirrje për të mbështetur ata që e duan kinemanë me shpirt”, shkroi Deari.

Foto nga çmimi “Filmi më i Mirë” për filmin “Krejt e Thirrin Rexhën” në TIFF ODA. Foto: TIFF ODA (Facebook)
Foto nga çmimi “Filmi më i Mirë” për filmin “Krejt e Thirrin Rexhën” në TIFF ODA. Foto: TIFF ODA (Facebook)

Filmi “Antigona” nga ana tjetër, u shpërblye me çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër dokumentar” nën regji të Ibër Dearit dhe Mirsad Abazit.

Deari theksoi se ky çmim u dedikohet të gjitha Antigonave tjera që punojnë, krijojnë dhe bëjnë biznese në fshatrat tona.

“Jemi të lumtur dhe mirënjohës për këtë vlerësim. Një falënderim i veçantë për jurinë e festivalit për çmimin, si dhe për organizatorët për mikpritjen dhe atmosferën e krijuar. Falënderimi më i madh shkon për Antigonën, që na lejoi ta tregojmë historinë e saj  një histori frymëzuese e një gruaje të fortë që ngriti biznes në fshat dhe tregoi se guximi e këmbëngulja mund të ndryshojnë jetë”, ka shkruar Deari.

Foto nga çmimi “Filmi më i Mirë” për filmin “Krejt e Thirrin Rexhën” në TIFF ODA. Foto: Ibër Deari
Foto nga çmimi “Filmi më i Mirë” për filmin “Krejt e Thirrin Rexhën” në TIFF ODA. Foto: Ibër Deari

Juria e filmit të gjatë Ballkanik: Andamion Murataj, Ilire Vinca dhe Lazar Sekulovski ndau këto çmime:

“Best Film”-Everybody Calls Redjo

“Best Actress”-Gresa Pallaska-Waterdrop

“Best Actor”-Afrim Mucaj- Everybody Calls Redjo

“Best Supporting Actress”- Adriana Matoshi-Everybody Calls Redjo

“Best Supporting Actor”-Adem Karaga-Waterdrop

“Best Young Actress”-Mia Giraud-Kill the Children First

“Best Young Actor”-Ledion Mulaki-Everybody Calls Redjo

“Artistic Contribution”-Isa Qosja

“Special Mention”- Gülizar

Filmi “Antigona” u shpërblye me çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër dokumentar” në TIFF ODA. Foto: TIFF ODA (Facebook)
Filmi “Antigona” u shpërblye me çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër dokumentar” në TIFF ODA. Foto: TIFF ODA (Facebook)

Juria e filmit të shkurtë: Erenik Beqiri, Lyubo Yonchev dhe Hanis Bagashov ndanë këto çmime:

Best Short Film:

“Victory”-Bosnia and Herzegovina-Zulfikar Filandra

“Special Mention”-Choice-North Macedonia-Marko Crnogorski

Best Short Documentary:

Antigona”-North Macedonia-Ibër Deari dhe Mirsad Abazi

Best Short Animation:

“No Effect”-Croatia-Dinko Kumanović

Best Student Film:

“Tarik”-Serbia-Adem Tutić

Festivalin e mbylli premiera e filmit “KOMA” nën regji të Agim Abdulla.

Prej shtatë ditësh me radhë, ky festival ka mbledhur në një skenë të vetme kineastë, regjisorë dhe artdashës nga vende të ndryshme, duke e kthyer Tetovën në një pikëtakim për kinematografinë vendore dhe ndërkombëtare.