Komuna e Gostivarit organizon Shkollën Verore për fëmijët prej 7 deri 14-vjeç

Komuna e Gostivarit për të dytin vit radhazi organizon Shkollën Verore “Gostivari 2023”.

“Ngjarja synon të angazhojë me aktivitete të ndryshme fëmijët e moshës 7-14 vjet gjatë sezonit të verës me instruktorë nga profesione të ndryshme. Shkolla Verore fillon më 1 korrik dhe përfund më 30 korrik, kurse aplikimi për marrje pjesë në këtë shkollë bëhet përmes shkollave përkatëse”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Ndryshe, përveç angazhimit të fëmijëve gjatë pushimit të verës, Shkolla Verore synon të zbulojë talentet e rinj të qytetit në fusha të ndryshme.