“Koha”: Baleti Kombëtar i Kosovës vjen sonte në Pallatin e Kulturës së Tetovës

Pas paraqitjes në Nju-Jork dhe Paris, Baleti Kombëtar i Kosovës, sonte (14 qershor) me fillim në ora 19:00, me shfaqen “Time” (Koha) vjen në Qendrën për Kulturë në Tetovë, raporton Portalb.mk.

Koreografia nga Taulant Shehu dhe asistentja Diletta Antolini sonte do të vijë edhe para publikut tetovar.

“Shoqata “Artal” Tetovë ju fton në hapjen e siparit të Festivalit ndërkombëtar “Meridians”, të shijoni lëvizjet e mrekullueshme skenike të artistëve të Baletit Kombëtar të Kosovës”, informojnë organizatorët.

Hyrja është e lirë.