Izraeli ka konfirmuar vrasjen e liderit suprem të Iranit, thanë burimet izraelite

Izraeli ka konfirmuar se lideri suprem i Iranit është vrarë në sulmet ajrore të së shtunës, sipas dy burimeve izraelite të njohura me çështjen, shkruan CNN, transmeton Portalb.mk.

Një nga burimet tha se Izraeli ka siguruar një fotografi të trupit të pajetë të Ajatollah Ali Khameneit. Burimi i dytë deklaroi se po përgatitet një njoftim zyrtar.

Më herët gjatë mbrëmjes, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ka shumë shenja që Khamenei “nuk është më mes nesh”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se presidenti i Iranit dhe Udhëheqësi Suprem janë “të sigurt dhe shëndoshë e mirë”. Megjithatë, Khamenei nuk është parë në publik apo në video që nga fillimi i sulmeve.