Influenceri meksikan u vra në rrugë gjatë transmetimit live në TikTok

Influenceri meksikan Cesar Gastelum u qëllua për vdekje derisa po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok, transmeton Portalb.mk,

Ai po xhironte me dy miq para një restoranti të ushqimit të shpejtë në qytetin Culiacan, kur dy persona me motoçikletë iu afruan dhe njëri prej tyre e qëlloi nga afër.

Ai kishte afro 600 mijë ndjekës në TikTok dhe publikonte kryesisht video humoristike.

Ky nuk është rasti i parë i vrasjes së një influenceri në Meksikë.

Vitin e kaluar Valeria Marquez (23) u qëllua për vdekje në një sallon bukurie, derisa po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok.