Gjykata Administrative e RMV-së do të vendosë për padinë nga Akademia e Gjykatës dhe Prokurorëve Publik

Gjykata Administrative sot do ta shqyrtojë padinë e dorëzuar nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik pasi Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit të mërkurën në seancë publike e pranoi parashtresën nga kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova për shkelje të Kodit Zgjedhor, për shkak se për momentin Akademia po zhvillon procedurë për punësimin e 130 dëgjuesve për prokurorë dhe gjykatës së ardhshëm, njofton Portalb.mk.

“Gjykata Administrative e informon opinionin se më datë 13.04.2024 me fillim në ora 14:30 në sallën 8 do të mbajë debat publik për lëndën padinë e dorëzuar nga Institucioni publik Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publik ‘Pavell Shatev’ nga Shkupi, kundër Vendimit nr.12-1330/15 nga 11.04.2024 të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Administrative

Siljanovska Davkova në parashtresën deri te KSHPK-së thekson se sipas nenit 8-a nga Kodi Zgjedhor nga dita e shpalljes së zgjedhjeve nuk mund të fillohet me procedurë për punësim të personave të rinj ose për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara lihen në pritje, me përjashtim të rasteve të çështjeve urgjente dhe paanulueshme.

Këshill gjyqësor në këtë rast do të jenë Diturije Elezi Neziri, Ana Gerasimovska dhe Daniella Antovska.

Nga ana e Akademisë për Gjykatës qëndrimin do ta mbrojë drejtoresha Natasha Gaber Damjanovska.

Nga Akademia muajin e kaluar hollësisht e shpjeguan gjendjen me gjeneratën e nëntë të dëgjuesve në trajnimin fillestar. Theksuan se veprojnë sipas mendimit të KSHPK-së nga viti 2017, spse sipas ndryshimeve të Ligjit për KSHPK nga viti 2019, Komisioni i Antikorrupsionit më nuk jep mendime për mënyrën e veprimit në periudhën zgjedhore.

Në atë mendim nga viti 2017 KSHPK është prononcuar se nuk ekziston pengesë ligjore që të realizohet procedura fillestare për punësim në kohë të caktuar të 37 dëgjuesve në trajnim fillestar, në qoftë se për to është siguruar pajtueshmëri financiare për vitin 2017 dhe bëhet fjalë për punësime në rast të çështjeve urgjente dhe të paanulueshme.

Sipas AGJPP-së në rastin konkret nuk bëhet fjalë për krijim të marrëdhënies së punës, por për zbatim të gazave nga provimi i pranimit në kuadër të trajnimit fillestar, sepse me marrjen e statusit të dëgjuesit në trajnimin fillestar, krijohet marrëdhënie pune në kohë të caktuar me AGJPP-në deri në zgjedhjen për gjykatës ose prokuror publik, por nuk ka garanci se secili dëgjues do të zgjidhet në ndonjërin funksion.