Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” nis rrugtimin në shtator

Filmi “Krejt e thirrin Rexhën”, me regji të Ibër Dearit, në shtator nis udhëtimin e tij nëpër festivale prestigjioze. Pas premierës së suksesshme në vend, kjo prodhimtari kinematografike synon të tërheqë vëmendjen e kritikës dhe publikut edhe jashtë kufijve, duke sjellë një histori të fuqishme dhe emocionuese që reflekton realitetin shoqëror, transmeton Portalb.mk.

Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” do të udhëtojë këtë shtator në disa qytete të rëndësishme të Evropës dhe rajonit. Pas suksesit në festivale ndërkombëtare, filmi do të prezantohet para publikut në:

  • 14 shtator – Bern.
  • 16 shtator – Tetovë.
  • 22 shtator – Manastir.
  • 25 shtator – Tiranë.
  • 30 shtator – Bruksel.

Audienca shqiptare dhe ndërkombëtare do mund ta sheh nga afër filmin që tashmë ka fituar çmime dhe është përfolur si një prej projekteve më të shikuar të kinemasë shqiptare.