Fidan: Jemi afër paqes Rusi-Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka deklaruar se arritja e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës është mjaft afër, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, pas katër viteve luftë, paqja e qëndrueshme është mjaft afër.

“Të paktën, shohim se disa fusha kyç për paqen po diskutohen në një mënyrë jashtëzakonisht serioze”, tha Fidan.

Ai ndër të tjera duke folur për Samitin e Ukrainës në Paris, theksoi se Turqia ka kontribuuar në këtë proces.

“Ajo që shohim është se, nëse do të nënshkruhet, kjo nuk do të jetë thjesht një marrëveshje paqeje që përfundon luftën në Ukrainë. Do të përcaktojë gjithashtu, në mënyrë afatgjatë, modalitetet e paqes midis Rusisë dhe Evropës në epokën e re”, tha Fidan.

Ai tha se temat e diskutuara përfshinin monitorimin e armëpushimit, ruajtjen e kapacitetit mbrojtës të Ukrainës dhe masat ushtarake të mundshme në rast të shkeljes së armëpushimit.