Festivali i Këngës për Fëmijë “Fluturat” në Kumanovë shpalli konkursin për pjesëmarrësit
Festivali i Këngës për Fëmijë “Fluturat” 2025 në Kumanovë ka shpallur konkursin për gjithë vogëlushët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij festivali, shkruan Portalb.mk.
Për herë të 17-të do të organizohet Festivali i Këngës për Fëmijë, e cila është një ngjarje festive dhe artistike me karakter garues, ku talenti, zëri dhe energjia fëmijërore do të jenë në qendër të vëmendjes.
Nga faqja zyrtare e Festivalit të Këngës për Fëmijë “Fluturat”, ftojnë të gjithë fëmijët që kanë pasion për muzikën dhe dëshirë për të kënduar, të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij festivali të veçantë.
Kriteret e pjesëmarrjes:
- Mosha: 𝟱-𝟭𝟰 𝘃𝗷𝗲ç.
- Kënga duhet të ketë vlera artistike edukativo-arsimore si dhe nuk duhet të jenë të kënduara në festival tjetër.
- Performanca mund të jetë solo apo në grup të vogël.
- Duhet të dorëzohen: teksti i këngës, audio ose video e interpretimit dhe të dhënat kontaktuese.
Afati për aplikim: 15 𝗣𝗿𝗶𝗹𝗹 deri në 10 𝗠𝗮𝗷.
Festivali do të zhvillohet më datë 23 𝐌𝐚𝐣, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës-Kumanovë, ku një juri profesionale do të vlerësojë performancat dhe do të ndajnë çmime simbolike për interpretimin më të mirë, zërin më të veçantë dhe shumë të tjera, bëjnë të ditur nga faqja zyrtare e Festivalit.
Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin: +𝟯𝟴𝟵 𝟳𝟬 𝟲𝟰𝟯 𝟮𝟰𝟱