EFCSN: Një hap drejt hapësirës më të sigurtë të informacioneve në Evropë

Rrjeti Evropian për Standarde të Verifikimit të Fakteve (EFCSN) e përshëndeti konvertimin e Kodeksit për praktikë të dezinformatave të BE-së në Kodeks të sjelljes në pajtueshmëri të Ligjit për shërbime digjitale (DSA). Sipas rrjetit, mbetet dëshpëruese që shumë nga platformat onlajn (VLOPs) vendosën të mos zotohen në pjesën për verifikimin e fakteve në Kondeks, por EFCSN e konsideron Kodeksin si pikë referimi për konfirmim të shkallës së harmonizimit me DSA, njofton Portalb.mk.

Klara Himenez Kruz, kryetare e EFCSN-së, e shikon konvertimin e Kodeksit si “sinjal të fuqishëm se BE-ja iështë e përkushtuar në zbatimin e ligjeve të saj edhe krahas kanosjeve dhe presioneve nga vendet e huaja, por zbatimi i vërtetë do të jetë kyç që të vlerësohet se nëse qëllimet e Kodeksit janë përmbushur”.

EFCSN mbeten të shqetësuar që platformat e mëdha aspak nuk e kanë nënshkruar Kodeksin, ndërsa kompanitë e tjera të mëdha teknologjike janë tërhequr nga obligime të rëndësishme për mbrojtje të qytetarëve evropianë nga dezinformatat. Nënshkrimi vetëm i disa obligimeve të cilët lehtë mund të përmbushen nuk janë të mjaftueshme në luftën për integritet të informatave, për shkak se, siç thotë Komisioni Evropian, “kodeksi paraqet një set obligimesh në mënyrë të ndërsjellë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe për këtë arsye është më efikas kur tërësisht implementoet nga ana e nënshkruesve”.

Verifikimi i fakteve është pjesë esenciale nga zvogëlimi i dëmeve nga dezinformatat, që e theksoi edhe nënkryetarja ekzekutive Hena Virkunen në mendimin e saj.

“Verifikimi i pavarur i fakteve mundet jashtëzakonisht të kontribuojë drejt identifikimit dhe adresimit të rreziqeve të lidhura me përhapjen e dezinformatave, efekteve negative ndaj diskursit qytetar dhe integritetit të zgjedhjeve, ndërsa tërësisht respektohet liria e shprehjes”, thotë Virkunen.

EFCSN posaçërisht e thekson rëndësinë e verifikimit të fakteve nga ana e fakt-çekerëve profesionist dhe të pavarur, siç konfirmoi edhe Këshilli evropian për shërbime digjitale në komentet e tij për konvertimin.

“Lidhur me verifikimin e fakteve, Këshilli vëren se, siç është theksuar më lartë, e konsideron për instrument efikas për ballafaqim me dezinformatat dhe i inkurajon nënshkruesit nga radhët e VLOPs dhe VLOSEs të zbatojnë qasje shumështresore, duke përfshirë hyrje të tillë të pavarur, e jo vetëm të mbështeten ë zbulimin automatik, sistemeve për rekomandime ose vegla për paraqitje nga përdorues”, shtoi Virkunen.

Konvertimi i Kodeksit i jep fuqi juridike iniciativës, ndërsa EFCSN shpreson se kjo do të paraqesë hap përpara në promovimin e onlajn hapësirës më të mirë për qytetarët nëpr Evropë.

“Kodeksi për praktikë për dezinformata mund të shërbejë si referim i rëndësishëm për harmonizimin me DSA për dhënësit e VLOPs dhe VLOSEs të cilët u përmbahen dhe i përmbushin obligimet e tyre. Ky referim mund të luajë rol të rëndësishëm në mbështetjen e zbatimit të DSA në sferën e dezinformatave”, thuhet në mendimin e Komisionit.

EFCSN u bën thirrje platformave të angazhohen, ndërsa rregullatorët në Evropë që ta shfrytëzojnë fuqinë e fituar të Kodeksit në këtë mision.

Kodeksi çër çraktikë për dezinformata të BE-së (“Kodeksi”) paraqet kornizë për onlajn platformat për orienti dhe ndjekje të obligimeve të tyre në luftën kundër dezinformatave. Ai është gjithëpërfshirës dhe përmban 128 masa konkrete, siç është integrimi i verifikimit të fakteve në platforma. Për nënshkruesit të cilët janë të klasifikuar si Platforma Shumë të Mëdha Onlajn (VLOPs) ose Kërkes Shumë të Mëdhenj Onlajn (VLOSEs), angazhimi me Kodeksin është relevant dhe në kuadër të Ligjit për shërbime digjitale (DSA), për shkak se Kodeksi do të konvertohet në Kodeks të sjelljes. E rëndësishme është se, edhe pse platformat vullnetarisht paraqiten për Kodeks dhe mund të heqin dorë nga obligime të caktuara, ai do të përdoret si referim për matje të harmonizimit me DSA, si për nënshkruesit, ashtu edhe për mosnënshkruesit.

Rrjeti Evropian për Standarde në Verifkimin e Fakteve (EFCSN) përfaqëson thuajse 60 organizata për verifikim të fakteve nëpër Evropë të cilët zotohen në standardet për pavarësi, transparencë dhe cilësi gazetareske, siç është theksuar në Kodeksin Evropian të standadeve për organizata të pavarura për verifikim të fakteve.

EFCSN, gjithashtu, është nënshkruese e Kodeksit për praktikë.