Dy shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik në Hungari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 5 janarit në Hungari ky dy shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën në një aksident automobilistik. Nga ky aksident kanë humbur jetën Kushtrim Hoxha dhe kunati i tij, Jetmir Rexhepi, shkruan NOA.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar xhaxhai i Kushtrim Hoxhës, Bashkim Hoxha.

Xhaxhai ka ndarë foto e të ndjerëve ndërsa mësohet se Kushtrim Hoxha ka lënë pas një vajzë katër muajshe ndërsa Jetmir Rexhepi një djalë 1 vjeç.

Sipas deklaratave të të afërmve të viktimave për mediat kosovare Kushtrim Hoxha ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërsa Jetmir Rexhepi është djegur brenda në makinë pasi mjeti është përfshirë nga flakët pas përplasjes. Xhaxhai i të ndjerit ka deklaruar se trupat e pajetë të viktimave ndodhen ende në Hungari, dhe se nuk ka shumë informacione se si ka ndodhur aksidenti.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në profilin e saj në Facebook ka reaguar duke ngushëlluar familjarët e viktimave dhe se janë duke u kryer procedurat për kthimin e trupave në Kosovë.

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari.

Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre.
Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre.
Ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi!”, tha ministrja Gërvalla.