Dy prorektore dhe katër dekanë dhe profesorë në garë për karrigen e rektorit të UKM-së

Sot në mesnatë skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhje të rektorit të ri të universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM). Sipas afatit të publikuar në ueb-faqen e universitetit, për zgjedhjen e rektorit do të votohet më 30 maj, në periudhë prej 14 deri në ora 16, në 23 fakultete dhe 5 institute.

Meta.mk mëson se në garën për rektor për mandatin prej 16 shtator 2023 deri më 15 shtator 2026, janë dekani i Fakultetit Filozofik Ratko Duev, profesori Goran Ajdinski gjithashtu nga Fakulteti Filozofik, profesoresha Hristina Spaseva nga Fakulteti për Elektroteknikë dhe Teknologji Informacioni (FETI) e cila është dhe prorektorë aktuale për arsim, profesori Dimitar Tashkovski gjithashtu nga FETI, profesori Atanas Koçov nga Fakulteti i Makinerisë dhe prorektorja aktuale për Financa, profesoresha Biljana Angellova.

Siç informojnë për Meta.mk, Komisioni Zgjedhor i Universitetit, në periudhën prej 15 deri më 26 maj, pas kampuseve të UKM-së do të ketë paraqitje të kandidatëve për rektor. Më 17 maj do të konstatohet lista e vetme zgjedhore. Më 30 maj do të votohet në çdo njësi, gjegjësisht në çdo fakultet. Deri në fund të ditës votuese, do të publikohen rezultatet nga votimi i fshehtë. Të drejtë vote kanë rreth 1.500 votues, të zgjedhur më thirrje docent, profesor i rregullt dhe i asociuar.

Siç është theksuar në afatin e publikuar, mund të ndodh që të ketë rivotim dhe diçka e tillë do të mbahej më 9 qershor, edhe atë në ato njësi ku do të ketë rivotim.

Rektor i deritanishëm i UKM-së ishte Nikolla Jankullovski, profesor nga Fakulteti i Medicinës. Ai për herë të parë u zgjodh në vitin 2016-të. Pastaj, në vitin 2020 u rizgjodh me mandat të ri prej 3 vjetësh.

Mandati për këtë pozitë u ul nga katër në tre vjet, me ndryshimet e Ligjit për Arsim të Lartë në vitin 2018-të.