EMV Furnizimi me ngrohje ka informuar se për shkak të defektit në rrjetin distributiv ka ka ndërprerje të dërgesës së energjisë ngrohëse tek konsumatorët nga Qendra, Aerodromi, Lisiçe e Re, Kisella Voda dhe Autokomanda, transmeton Portalb.mk.
“Ekipet e EMV Furnizimi me ngrohje janë në terren me qëllim të detektimit të saktë të defektit dhe izolimit me qëllim të vendosjes së dërgesës normale të energjisë ngrohëse”, informuan nga atje.
Konsumatorët mund të paraqiten për informata në Qendrën për Kujdes të Konsumatorëve në numrat e telefonit (02) 3076 200 dhe 075 400 100.