Claude 3 tejkaloi GPT-4 për nga performanca

Ditën e Marte modeli gjuhësor Claude 3 Opus i Anthropic ka tejkaluar modelin GPT-4 të ChatGPT për herë të parë në Chatbot Arena, një renditje popullore e përdorur nga hulumtuesit AI për të matur aftësitë e LLM-ve, transmeton PcWorld.

Që kur GPT-4 u përfshi në Chatbot Arena më 10 Maj 2023, variacione të GPT-4 kanë qenë vazhdimisht në krye të renditjes dhe thyerja e dominimit të tij në Arena është një moment historik për modelet AI.

Chatbot Arena udhëhiqet nga Large Model Systems Organization, një organizatë e dedikuar modeleve të hapura e cila operon si një bashkëpunim mes studentëve dhe Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, San Diego dhe Carnegie Mellon.

Është një mjet shumë i rëndësishëm për hulumtuesit duke qenë se shpesh vuajnë të gjejnë një mënyrë për të matur performancën e chabotëve AI.

Forcimi i Claude është një goditje për OpenAI, por vjen në një kohë kur GPT-4 është mëse një vit i vjetër. Arena liston katër versione të GPT-4 të cilët përfaqësojnë përditësime të vogla të modelit.

Edhe modeli Gemini Advanced i Google ka fituar terren.